
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tregan të Elbasanit.
Frika për aksidentimin e një autobuzi me pasagjere, ka bërë që një grua të hidhej nga mjeti.
Për pasoja ajo është plagosur rëndë.
Ndonëse u dërgua me urgjence në spitalin e Elbasanit, pasgajerja ndërroi jetë.
Advertisement
Në autobus mësohet se kanë qënë rreth 15 pasagjere, të cilët pavarësisht aksidentit të mjetit, nuk kanë pësuar lëndime.
Ndërkohë shoferi I mjetit është shoqëruar në komisariat.
Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa burime jo zyrtare bënë me dije se gruaja e aksidentuar ka ndërruar jetë më pas në spital pavarësisht kujdesit të mjekëve.
Advertisement