Gjurmët e koreografit Panjot Kanaçi si krijues i trupës së parë të baletit dhe kompozitorit Tish Daija në artin shqiptar ndjehen edhe sot.
Ndaj në nder të këtyre dy mjeshtërve, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të organizojë dy shfaqje Grand Gala.
Jeta, veprimtaria dhe kontributi i artistëve do të bëj së bashku mbi 150 artistë, ku si qëllim kryesor kanë përcjelljen e këtyre krijimtarive tek brezat e rinj.
ZANA CELA
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";DREJTORESHE E TKOB
“Përmasat e mëdha që ka lënë krijimtaria e këtyre dy mjeshtrave do të përcaktojë dhe përmasat e këtyre dy koncerteve. Teatri i operës dhe baletit vjen me këto koncerte me nje koncept tjetër, me një koncept ndrydhe për të njohur jo vetëm krijimtarinë e këtyre dy artistëve të mëdhenj. qëllimi tjetër i joni është jo vetëm të prezantojmë traditën dhe kontributet e brezave të rinj por dhe tja kalojmë artistëve të rinj.”
Për valltarin Genci Kastrati ngjitja në skenë e këtyre emrave mbart dhe një përgjegjësi, ruajtjen e formave origjinale.
GENC KASTRATI
VALLTAR
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Përgjegjësia më e madhe e jona është që mos i transformojmë motivet origjinalet, pasi motivet popullore që kanë qenë të përpunuara nga profesor Kanaçi ti ruajme në të njëjtën formë por t’i mbajmë në të njëjtën formë. Jemi munduar që të rinjve t’i japim maksimumin dhe të ndalojmë në çdo detaj të valles.”
Shfaqjet “Magjistari i valles shqiptare”, Panajot Kanaçi, dhe “Kompozitori që ndezi flakë në dëborë”, Tish Daija, do të mbahen më datë në datat 8 dhe 9 shkurt.