Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në masivin pyjor të fshatit Lam i Madh në Mat.
Zjarri është aktivizuar në ekonomi pyjore me Ah, ndërsa ka nisur menjëherë ndërhyrja për shuarjen e flakëve të cilat ndihmohen nga era e fortë duke u përhapur me shpejtësi.
Advertisement
Për të fikur zjarrin janë angazhuar ekipi zjarrfikës i Bashkisë Mat, specialistët e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor pranë kësaj bashkie, forcat e Armatosura të Detashmentit të Mbështetjes Rajonale Burrel dhe banorë të zonës.
Terreni i thyer malor dhe mungesa e rrugës automobilistike e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjet zjarrfikës, ndërsa neutralizimi i flakëve po bëhet me pompa shpine e mjete të tjera rrethanore.
Advertisement
Advertisement
Advertisement