Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një grua është qëlluar me tetë plumba nga burri i saj 54-vjeçar në zonën e Larisës.
Mediat greke bëjnë me dije se ai është futur në tavernën e vëllait të saj, ku ajo punonte duke qëlluar me armë. Vrasësi u përpoq të arratisej por u ndalua nga policia. Ndërsa ende nuk dihet motivi i krimit.
43-vjeçarja ishte kthyer në fshatin e saj 4-5 muaj më parë për të ndihmuar në biznesin e vëllait të saj, i cili pas disa problemeve me shëndetin ndodhet në një qendër rehabilitimi.
Advertisement