Tjetër eksperiment me pandeminë në Kosovë: Nga e hëna mësimi do të zhvillohet në shkolla pa kufizime

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tjetër eksperiment me pandeminë në Kosovë: Nga e hëna mësimi do të zhvillohet në shkolla pa kufizime

Në Kosovë duke filluar nga e hëna do të hapen shkollat pa asnjë kufizim. Ministrja e Arsimit, Abrërie Nagavci ka bërë me dije se  të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla.

Nagavci përmes një postimi në Facebook, shkruan se ky vendim është marrë në bashkëpunim me IKSHPK-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

“Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë”, ka shkruar Nagavci.

Postimi i plotë:

Advertisement

Nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla.

Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore.

Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë.

Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtij vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e objekteve shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve.

Advertisement

Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterët e përfshirë në procesin mësimor, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë.

Shëndet e suksese!/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy