
Një tjetër deputet që ka dalë kundër Lulzim Bashës është Dhurata Çupi.
E kontaktuar nga Vizion Plus, Çupi deklaroi se Basha është përgjegjës për krizën e thellë në PD dhe se kërkon prej tij të dorëhiqet.
Advertisement
“Partia Demokratike është në krizën më të thellë në 30 vite. Patjetër që shkaktari kryesor është lidershipi. Krizat zgjidhen me votë dhe votëbesim. Duhet të japë dorëheqjen Z. Basha, që t’i hapë rrugë bashkimit dhe konkurimit të drejtë përpara demokratëve. PD sot ka nevojë për lider që të na çojë drejt fitores. Dëshpërim i madh që PD humbet mbështetjen e Shkodranëve e Dibranëve, si dy bastionet e PD”.