Qytetarët në protestë! Qindra të rinj, djem, vajza e fëmijë janë mbledhur për pothuajse pesë orë dhe shkatërruan gjithçka që gjetën në bulevard përpara Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Financave dhe Bashkisë së Tiranës. Në emër të 25-jeçarit që u vra nga efektivi i policisë teksa gdhihej e marta e kaluar, protestuesit kërkuan drejtësi për Klodian Rashën dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. së Gjithçka ka nisur në orën 16:00, ku fillimisht protesta është fokusuar tek kryeministria. Me orë të tëra qytetarët u përplasën me efektivët dhe gjithçka agravoi në dhunë.

Protestuesit rrëzuan pemën e Vitit të Ri përpara Kryeministrisë dhe pas hedhjes së gazit lotsjellës u larguan nga aty për tek Ministria e Brendshme. Edhe aty u përballën me efektivët dhe pasi dogjën njërën perde dhe thyen njërën dritare, u larguan në drejtim të sheshit ‘Skënderbej”. Aty hoqën dritat e pemës së Vitit të Ri dhe u nisën drejt rrugës “Myslym Shyri” për të mbërritur tek Drejtoria e Policisë. Rruga “Myslym Shyri” pati të njëjtin fat si e gjithë pjesa tjetër e vende ku u bë protesta. Qytetarët dogjën koshat e mbeturinave pranë Drejtorisë së Policisë, por aty i priste autoboti i ujit që i largoi. Kështu u mbyll protesta dhe panorama që la pas, është bulevard i copëtuar, xhama të thyera tek të gjitha godinat e ministrive dhe të kryeministrisë si dhe çdo zbukurim i shkatërruar.

Tashmë në orën 22:00 pritet të nisë protesta tjetër me në krye Genc Sejkon, që ka të njëjtin synim, drejtësinë për Klodian Rashën. Polciia e Shtetit bëri bilancin dhe lajmëroi se nëntë efektivë kanë mbetur të plagosur. Tre prej tyre ndodhen në psital në gjendje të rëndë dhe njëri rrezikon të humbasë edhe shikimin. Ndërsa gjashtë të tjerët ndodhet në gjendje më të stabilizuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I pranishëm në këtë protestë është edhe këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, që nuk është përmbajtur.“Ky shtet është kurvë, nuk ndalemi,”- ka thënë ai ndër të tjera. Gjatë përplasjes në protestë u plagos edhe një gazetar i “Joq Albania”.
25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet dhe i ka kërkuar të ndalojë. I riu nuk ka pranuar dhe polici e ka ndjekur të riun, e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.

Ky krim ka hapur një valë reagimesh në të gjithë vendin. Selia blu ka kërkuar gjthashtu dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj dhe drejtësi për Rashën. Rudina Hajdari gjithashtu ka kërkuar dorëheqjen e Lleshajt. Nga ana tjetër hetimet për vrasjen e Rashës vijojnë për të dalë në përfundime më të sakta për mënyrën se si ndodhi krimi i rëndë.


Pipero: Një person që kalon 7 ditë nuk është më infektues i COVID-19

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një kohë kur kur disa vende, mes të cilave edhe Italia dhe SHBA e kanë shkurtuar kohën e karantinës Read more


Cako: Vaksina kundër kovidit, do të zhdukë një pjesë të popullsisë!


Konspiracionisti, Alfred Cako, tha sot se mendon se vaksinat kundër kovidit, do të jenë një lloj eutanazie, por me efekt Read more

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Tiranë: Protestuesit shkatërrojnë kryeministrinë, ministritë dhe çdo zbukurim festash – VIDEO appeared first on ShqipMedia.