Një 42-vjeçar nga Bilishti është gjetur me shenja dhune në rrugën “Sokrat Miho” në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:35. Shtetasi R.K është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë.
42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv
Advertisement