Dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një fenomen shqetësues i shoqërisë sonë. Vetëm në 24 orët e fundit, Policia e Tiranës raporton se ka vënë në pranga tre persona për dhunë në familje. Një 50-vjeçar dhe një 57-vjeçar tjetër janë arrestuar pasi kanë dhunuar vajzat e tyre.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
Advertisement– T. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
– A. F., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij”, thuhet në njoftim.
Advertisement
Ndërkohë në pranga është vënë dhe një i ri, i cili ka dhunuar motrën e tij të mitur.