Një ashensor pallati është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Sipas informacioneve të para mësohet se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Advertisement
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 16.05.2022, në Rrugën e Kavajës, në një kompleks pallatesh, ka rënë zjarr në ashensorin e pallatit.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Advertisement