Më 8 prill, ora 12:00 në kryeqytet do të zhvillohet një manifestim i madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila në këto momente po përballet me agresionin rus. Manifesti që do mbahet në Sheshin “Skenderbej” është thirrur nga komuniteti ukrainas në Tiranë dhe pritet që të marrin pjesë një numër i madh qytetarësh.
Teksa shpreh mbështetjen për kauzën, Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se në këtë qytet të gjithë “biem e ngrihemi bashkë”.
“Në këtë qytet biem e ngrihemi bashkë! Do jemi aty për gjithë bashkëqytetarët tanë për solidaritet e mbështetje”, shkruan Veliaj.
Advertisement