“Tirana në ditët më të mira”, Veliaj: Kur shqiptarët bëhen bashkë, bëjnë punë të mrekullueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Tirana në ditët më të mira”, Veliaj: Kur shqiptarët bëhen bashkë, bëjnë punë të mrekullueshme

Gjashtë qytetarë janë betuar në Bashkinë e Tiranës, duke finalizuar kështu procesin e marrjes së shtetësisë shqiptare.

Gjatë ceremonisë, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Shqipëria dhe Tirana po jetojnë ditët e tyre më të mira.

“Sot ju bëheni pjesë e asaj që ne e quajmë ‘skuadra e Shqipërisë’, e një Shqipërie moderne, e cila është sot në ditët e saj më të mira. Është e vetmja herë që Shqipëria ka pasur kaq shumë turizëm, është e vetmja herë që Shqipëria ka pasur këtë reputacion në botë, që ka drejtuar OSBE-në dhe këshillin e sigurimit. është e vetmja herë që Tirana ka qenë ‘kryeqyteti europian i rinisë’, ‘kryeqyteti europian i sportit’ dhe për pak ditë, në 2025 merr titullin ‘kryeqyteti mesdhetar i kulturës dhe dialogut’”, tha Veliaj.

Veliaj tha se çdo person duhet të fokusohet te puna dhe jo te konfliktet.

Advertisement

“Kjo do të thotë se kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, mund të bëjmë punë të mrekullueshme. Kur ne merremi tërë kohën me njëri-tjetrin, duke i vëmë stërkëmbësha njëri-tjetrit, atëherë humbasim kohë shumë të çmuar”, shtoi kryebasjkiaku.

Veliaj nënvizoi se nga sot, ata që marrin pasaportën shqiptare, do të bëhen edhe pjesë e punëve të Tiranës, pasi siç theksoi ai, një qytet i mirë pasurohet nga kontributi i gjithsecilit./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy