Flota me 20 autobusët e parë hibridë “GO GREEN” mbërriti në kryeqytet. Kjo linjë e re do të nisë qarkullimin në Tiranë në muajin gusht, ndërsa edhe 22 mjete të tjera do të vijnë në vijim për të përmirësuar sistemin e transportit urban.
Kryebashkiaku Erion Veliaj pohoi se kjo linjë e gjelbër do të ndikojë drejtpërdrejt në lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve, ndërsa shtoi se jemi i pari vend në rajon që zbatojmw këtë standard.
Sot hedhim një hap të paprecedentë dhe ndoshta jemi të parët në rajonin tonë me një flotë të gjelbër, diçka që kemi premtuar dhe më vjen mirë që e bëjmë realitet. Është një proces i modernizimit të transportit publik të Tiranës, të nisur që nga koha e Edi Ramës, i lënë pezull 4 vite, dhe sot falë një pune titanike është bërë realitet,”
Velaij kërkoi dhe angazhimin e gjithsecilit për të kontribuuar me shembullin e tij për një qytet më të pastër.
“Për t’u dhënë një përgjigje atyre që thonë ka shumë trafik: 300 autobusë në Tiranë transportojnë 200 mijë qytetarë, ndërkohë që qyteti ka edhe 200 mijë makina. Imagjinoni pak sikur edhe këto 200 mijë që udhëtojnë me autobusë, të udhëtonin me makina! Atëherë do kishim problem me trafikun. Zgjidhja është shumë e thjeshtë: jep edhe ti kontributin tënd! Për sa kohë që duam të jetojmë në një qytet ku janë mundësitë, shkollat, duam të jetojmë në qytetin më të pasur të Republikës së Shqipërisë, qytetin ku ka art, ku ka kulturë, rrjedhimisht marrim përsipër të dalim në 08:00 të mëngjesit për të shkuar në punë, bashkë me 200 mijë të tjerë.
Autobusët e rinj ekologjikë vijnë në kuadër të një marrëveshjeje ndërqeveritare të nënshkruar midis Siedise dhe Shqipërisë për financimin e projektit “Transporti i Gjelbër i Tiranës”. Projekti, bazohet mbi një studim të thelluar fizibiliteti për një sistem të shpejtë autobusësh në kryeqytet.