Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët që, në datën 28 Korrik, të vijnë në kryeqytet për të festuar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA.

Teksa e cilëson një vit historik për shqiptarët, Veliaj premton një super koncert me emrat më të mirë të muzikës shqiptare dhe surpriza të shumta në Sheshin Skënderbej.

“Viti i hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian është një vit historik për ne shqiptarët – një hap më afër familjes së madhe europiane, aty ku na takon të jemi. Por, ky vit, në 28 Korrik, shënon edhe një çast historik për marrëdhënien që kemi me aleatin tonë të madh: 100-vjetorin e lidhjes sonë speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Merr familjen dhe eja në 28 Korrik, ora 19:00, në Sheshin “Skënderbej”, për të festuar së bashku këto dy ngjarje të mëdha për shqiptarët e Shqipërinë, në një koncert fantastik me emrat më të mirë të muzikës sonë”, shkruan Veliaj në rrjete sociale.

Kujtojmë që Tirana është këtë vit dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";