Tirana çel zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2021. Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj i ftoi të gjithë të konsiderojnë turizmin shqip dhe të konsumojnë shqip.
“Kjo është një mundësi fantastike për t’i kaluar pushimet në Shqipëri, në Ulqin, të vizitojmë Tuzin, Tetovën apo Luginën e Preshevës, të takojmë njerëz aty, nëse nuk kemi bërë ndonjëherë ngjitje në mal, të shkojmë në Prizren, të mësojmë historinë, por edhe të shohim bukuritë e natyrës. Shpresoj fort që si shqiptarë do ta përqafojmë këtë mundësi. Unë e di se njerëzit janë pak cinikë dhe thonë: “Nuk na duhet turizmi patriotik”, por ne në Shqipëri jemi dëshmitarë që ky turizmi patriotik shpëtoi industrinë tonë vjet.
Shqipëria sipas ministrit Blendi Klosi duhet të bëhet një pol i rëndësishëm i turizmit në rajon.
BLENDI KLOSI
MINISTER I TURZIMIT DHE MJEDISIT
Advertisement“Ne themi që të pushojmë shqip brenda territoreve tona. Kufijtë për turizmin nuk kanë asnjë rëndësi, prandaj duhet të promovojmë një destinacion që afron kaq shumë kulturë, traditë dhe kaq shumë mikpritje, të jemi të gjithë së bashku në një përpjekje të madhe për të afruar këtë rajon dhe për ta bërë atë një pol të rëndësishëm turistik në këtë konkurrencën e madhe që kemi për sa më shumë turistë.”
Bashkia e Tiranës do të organiozojë një sërë eventesh kulturore dhe sportive, njëra prej të cilave ëshët Triathlon e cila do të mbahet në 20 qershor me pjesëmarrjen e sportisteve nga shumë vënde të Europës.
TIRANA CEL SEZONIN TURISTIK
VELIAJ E KLOSI: TE PUSHOJME DHE KONSUMOJME SHQIP