Thirrjet për Albin Kurtin nga Prishtina: Tërhiqu nga zgjedhjet e 25 prillit dhe prano ndihmën e Ramës, po dëmton marrëdhëniet me Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Thirrjet për Albin Kurtin nga Prishtina: Tërhiqu nga zgjedhjet e 25 prillit dhe prano ndihmën e Ramës, po dëmton marrëdhëniet me Shqipërinë

Albin Kurti ne Gjirokaster

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është duke u përballur me akuza të ashpra nga kundërshtarët e tij politikë se po ndërhyn në mënyrë të paligjshme në fushatën zgjedhore në Shqipëri.

Dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe se Partia Demokratike e Kosovës kanë ngritur shqetësime për përfshirjen e ministrave dhe zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 25 prillit, duke bërë fushatë për kandidatët e pavaruar të VV-së në Tiranë, Lezhë dhe Gjirokastër.

PDK ka reaguar për herë të parë mbi këtë çështje të hënën duke thënë se kryeministri Albin Kurti se po i ikën përgjegjësive para qytetarëve për t’u marrë me politikën në Shqipëri. Partia opozitare tha se Kurti po tregohej i papërgjegjshëm, përballë krizave epidemike dhe ekonomike që po kalon vendi por edhe po dëmtonte marrëdhëniet me Shqipërinë.

Advertisement

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka mbajtur një konferencë për media në oborrin e Kuvendit të Kosovës ku i bërë thirrje Kurtit “të tërhiqet nga fushata zgjedhore në Shqipëri”, tha Tahiri.

“E vetmja gjë që Kryeministri Kurti ka ndërmarrë deri më tani, ka qenë një urdhër për izolim për qytetarët e Kosovës, por ministrat dhe deputetët e partisë së tij kanë çarë rrethimin dhe kanë dalë në Shqipëri për të bërë fushatë zgjedhore”, deklaroi Tahiri.

“Ne sot e kemi një kryeministër mjaft të papërgjegjshëm që e udhëheq Republikën e Kosovës dhe po e dëmton edhe raportet në mes të dyja vendeve, që nuk ka ndodhur asnjëherë.

Ne i bëjmë thirrje që të tërhiqet nga kjo fushatë zgjedhore në Republikën e Shqipërisë sepse për 20 ditë kanë ndërrur jetë 212 qytetarë si rezultat i Covid-19 por qeveria po i ikën përgjegjësisë”, ka thënë ai.

Advertisement

Tahiri, kritikoi Kurtin edhe për refuzimin e ofertës për vaksinat kineze nga Shqipëria.

“Kurti nuk ka bërë asnjë hap për të siguruar vaksinat”,  tha ai.

“Kryeministri Kurti është vaksinuar vetë, por ka refuzuar ndihmën e Shqipërisë për të siguruar edhe një numër të konsiderueshëm vaksinash për qytetarët”, ka thënë Tahiri.

Të njëjtin qëndrim mban edhe Lidhja Demokratike, e cila ngriti e para shqetësimin për përfshirjen e qeverisë në fushatën e 25 prillit.

Advertisement

Fillimisht ishte kreu i LDK, Lumir Abxhiku, që reagoi ashpër për përfshirjen e Kurtit në fushatën zgjedhore në Shqipëri.

Ndërsa deputeti i LDK-së, Besian Mustafa thotë se pavarësisht se fakti se mori më shumë se 50 për qind të votave në zgjedhjet e fundit,  Lëvizja Vetëvendosje nuk po kujdeset për qytetarët e saj por bën fushatë në Shqipëri.

Sipas tij, fakti që funksionarët e VV janë zhvendosur në Shqipëri për t’i prirë fushatës, është sinjali i parë i asaj çfarë kërkon kjo parti: pushtetin.

“Sapo morën pushtetin në Kosovë, do të ikin të marrin pushtet në Shqipëri”, u shpreh Mustafa në një intervistë televizive. Reagimi i tij erdhi pas atij të kryetarit të LDK-së, i cili tha të hënën se Kurti po ndërhyn në zgjedhjet në Shqipëri nëpërmjet protestave.

Advertisement

Analisti Nexhmedin Spahiu thotë nga ana tjetër se Kurti duhet të jetë më i matur në politikën e jashtme, pasi kjo qasje që po aplikon VV-ja është “kopje e asaj që Serbia bën në Kosovë” gjatë fushatave elektorale.

“Në radhë të parë kjo do duhet të përbënte shqetësim për opinionin në Shqipëri, nëse kjo gjë pengon apo jo spektrin politik në Shqipëri dhe qeverinë, e cila lejon që qeveria e një shtetit tjetër të bëjë fushatë brenda shtetit tjetër.

Mendoj se kjo është një kopje e asaj që bën Serbia në Kosovë, që ndërhyn në fushata zgjedhore në Kosovë dhe merr pjesë në fushatë, por duhet pasur parasysh se fuqia e shtetit serb në rajon është më e madhe sesa e Kosovës për të ndikuar në shtetet e rajonit. Politika e saj e jashtme do duhej të ishte më e matur në këtë drejtim”, tha Spahiu.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk mund të përfshihet në çështjet e brendshme të Shqipërisë.

Advertisement

“Mirë është që të mos përzihet dhe nuk është e udhës që kryeministri i një vendi të përfshihet në çështjet e brendshme në shtetin fqinj”, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy