Një 41-vjeçar i cili theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe vodhi celularë në 2 biznese është arrestuar nga policia e Tiranës.

Në kuadër të operacionit “Story” u ndalua shtetasi G. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe më datë 25.03.2024 ka vjedhur një celular në një biznes në zonën e Unazës së Re, ndërsa më datë 01.04.2024, ka vjedhur një celular në një biznes në Rrugën e Kavajës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët e vjedhur dhe veshjet të cilat autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve./vizionplus.tv