Tetë viktima dhe 109 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tha se rastet e vdekjes janë: nga dy në Ferizaj dhe Lipjan dhe nga një në Dragash, Fushë-Kosovë, Prizren dhe Vushtrri.

Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan pas testimit të 744 mostrave.

IKSHPK njoftoi se në 24-orëshin paraprak janë shëruar edhe 454 pacientë nga koronavirusi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me këto shifra, numri total i të infektuarve në Kosovë arrin në 50,910, i viktimave në 1,325 dhe i të shëruarve në 40,423. Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 9,162.