Tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Tetë raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë.

Ato rezultuan pas testimit të 2,133 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke u thirrur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në 24-orëshin paraprak, sipas njoftimit, 32 pacientë u shëruan.

Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 108.

Advertisement

Në total, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar 107,867 raste me koronavirus në Kosovë.

Prej tyre, 2,264 pacientë kanë humbur jetën dhe 105,495 janë shëruar.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë po ashtu bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit, 6,503 qytetarë janë vaksinuar kundër koronavirusit.

Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit, ndërsa imunizimi masiv ka filluar më 15 qershor.

Advertisement

Deri më tash janë dhënë gjithsej 270,641 vaksina.

Mbi 72,400 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza.

Dy vaksinat që jepen aktualisht në Kosovë, janë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Të dyja ato duhet të jepen me nga dy doza, për të arritur efektin maksimal.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy