45 punonjës policie kanë rezultuar pozitivë në testin e drogës. Ky është rezultati që doli pas testit të drogës në të cilin u testuan 1736 punonjës, kryesisht nga sektorë dhe mosha me risk.
Është përjashtuar nga Policia e Shtetit 1 punonjës policie, duke analizuar edhe rrethanat e tjera që vërtetojnë shkeljen e rëndë disiplinore.
Advertisement
Në vijim të hetimit administrativ, për kategorinë e të dyshuarve pozitivë, do të zhvillohet një test i dytë, për t’u siguruar nëse janë përdorues të lëndëve narkotike.