Nëntë persona janë arrestuar këtë të shtunë në Rinas, gjashtë prej të cilëve u kapën pasi tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të Covid.
Sipas policisë, këta persona kishin si qëllim që të udhëtonin drejt Brukselit, Vjenës dhe Romës, ndërsa do të përballen me akuzën për falsifikim.
Advertisement
Ndërkohë policia ka arrestuar edhe 3 persona të tjerë në rinas për kalim të paligjshëm të kufirit.
Tre të rinjtë po tentonin që të largoheshin drejt Britanisë së Madhe.
Advertisement