
Gjykata e Apelit në Tiranë la në burg, Arben Memën, personin i cili shkaktoi terror në sheshin “Skënderbej” në datën 25 prill, në mesditë.
Ai terrorizoi me makinë qytetarët me makinën e tij përpara se të ndalej nga disa qytetare të rastit në shesh.
E gjithë ngjarja e rëndë u zhvilloi në kohën kur në Shqipëri mbaheshin zgjedhjet parlamentare.
Arben Mema e apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës, që e la në burg dhe kërkoi lirinë nga Apeli.
Sipas tij manovrat me makinë nuk i kishte pasur me të keq dhe se i ishte kthyer makina vetë majtas e djathtas.
Mema rezultoi i dehur dhe i droguar ditën e ngjarjes.
Fatmirësisht pasojat nuk ishin të mëdha për shkak trë ndërhyrjes së shpejte të një të riu hero që neutralizoi shoferin e papërgjegjshëm para se ai të shkaktonte një tragjedi të vërtete.