Pas 3 orësh forcat Renea ja kane dale për të neutralizuar 71 vjeçarin Edmond Naska i cili ka terrorizuar banorët e lagjes 15 duke qëlluar me armë zjarri 3 herë në ajër

Ka qënë policia lokale ajo që ka evakuuar të gjithë banorët e pallatit ku banonte në katin e parë 71 vjeçari Naska dhe më pas kanë qenë forcat RENEA ata që për më shumë se një orë e 30 minuta kanë negociuar me të moshuarin për t’u dorëzuar.

Ka qënë autori ai që ka dalë në dritaren e ballkonit duke komunikuar me drejtuesin e operacionit pas thirrjeve të bëra nga këta të fundit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë komunikimit që drejtuesi i RENEA bënte me 71 vjeçarin, kanë qenë dy forca ELITË të cilët ja kane dale për ta izoluar me duart teksa ai fliste dhe me pas forcat e tjera kanë hyrë me forcë nga dera e apartamentit ku banonte i vetëm i moshuari

Sipas drejtoreshës se shëndetit mendor të qarkut të Korçës Nikolina Bode, 71 vjeçari nuk rezulton I kartelizuar pranë kësaj qendre pasi nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore në asnjë moment

/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";