Terrorizoi lagjen duke qëlluar me armë, lihet në “arrest shtëpie” i moshuari në Korçë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Terrorizoi lagjen duke qëlluar me armë, lihet në “arrest shtëpie” i moshuari në Korçë

Gjykat e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili tre ditë më parë (më 16 korrik) terrorizoi lagjen nr.16 të qytetit të Korçës duke qëlluar me armë.

Për shkak të moshës së tij, Gjykaa vendosi një masë më të butë sigurie, atë të arrestit shtëpiak.

Ndërkohë që është kërkuar edhe ekspertiza mjekësore për të vërtetuar gjendjen psiqike të 71-vjeçarit, i cili për më shume se 3 ore pak ditë më parë ka terrorizuar banorët e kësaj lagje.

Është dashur ndërhyrja e forcave RENEA për të bërë të mundur neutralizimin e të moshuarit i cili ka qëlluar disa herë në ajër./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy