Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij në Kuvend tha se PS-ja nuk kërkon që të ndryshojë hartën territoriale pasi kërkon që të fitojë zgjedhjet në tavolinë, ashtu siç ka bërë në 2014.

 

Sipas tij, pushteti vendor sot nuk ka përfaqësi dhe as kontroll nga kryetari.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mos ndryshimi hartës, njollë e zezë e këtij raporti. Ju s’keni raport, raport ka vetëm PD. Ju s’gjeni dot një arsye se përse e pranuat këtë komision 6 muaj më parë. Nëse që në atë kohë kishit marrë parasysh se nuk do ndryshonit asgjë. Ky është autogol që thua z. Ministër, që ju ngritët komisionin për të parë ecurinë e reformës territorial, ndërsa ju paguheni për këtë, për ta monitoruar. Ju keni bërë një reformë që bashkitë vënë taksë gjelbërimi në pyll, bashki pa tradita, pa identitetet, bashki të shpopulluara dhe kjo është arsyeja shumë e rëndësishëm pse duhej rishikuar harta territoriale. Shqiptarët nga periferia po afrohen drejt qendrës dhe të tjerët nga qendra largohen jashtë. Bashkia pa përfaqësi. S’ka përfaqësi, s’ka kontroll të kryetarit. Pushteti qendror të atij që është dhe s’është, që fluturon, e kanë shumë larg.

 

Niveli i demokracisë shihet nga pushteti vendor. Gjepura janë të tjerat, drejtësia, pavarësia, jo! Niveli i respektimit të individit është niveli vendor. Sa peshë, sa zë, sa rëndësi ka individi tek kryetari bashkisë. Ky është virtyti i një reforme territoriale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zonja Denaj tha se kjo ishte një arritje e z. Rama, kjo fakton  se ishte e njëanshme… Ndoshta dhe ne kemi faji se nuk ishim në tryezë, por ju i kishit votat. Reforma territorial është moment historik në shtetformim. Atëherë ja mohuat shqiptarëve, sot nuk po ja u jepni. Ne kemi kërkuar korrigjim të defekteve, sepse vetëm kështu ecën para kjo gjë…

 

E fundit, mos ja fshehim njerëzve, e kuptoj fare mirë se përse sot s’gjeni dot alibi, ka vetëm një arsye, se përse ju s’pranoni ridimensionim të territoriales, ju atë e bëtë në 2014 për të fituar zgjedhjet në tavolinë”, tha Alibeaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";