Disa rrugë u përmbytën në rrethin Seferihisar të Izmirit si rezultat i ngritjes së nivelit të detit për shkak të tërmetit të fuqishëm.
Tërmeti ishte me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte pranë Seferihisar në Detin Egje.
Advertisement
Ekipet e kërkim-shpëtimit janë në terren sepse raportohet për afro 20 shtëpi e pallate të dëmtuara, ndërsa ministri turk deklaroi se ka njerëz nën rrënoja.