Tërmeti me magnitudë 6 që tronditi mëngjesin e kësaj të hëne Kretën në Greqinë fqinje, i mori jetën një punëtori i cili po riparonte një kishë të dëmtuar më herët nga një tjetër tërmet.

Ndërtuesi 62-vjeçar, babai i dy fëmijëve po punonte në rikonstruktimin e një kishe të vogël në Profitis Ilias në Arkalochori, kur u zu poshtë nga rrënojat.  Në mesin e të plagosurve është edhe djali i tij, i cili mësohet se ka pësuar fraktura.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vdekjen e punëtorit e konfirmoi edhe kryebashiaku i Viannos, Minas Stavrakakis, i cili duke folur greken Protothema, shprehu hidhërimin për humbjen e “shokut të tij të klasës dhe mikut të tij”.

“Fatkeqësisht, miku im i dashur vdiq tragjikisht mëngjesin e sotëm në kishën Prophet Elias. Në momentin kur ra tërmeti ai po punonte me djalin e tij në kishë, kur çatia e zuri poshtë duke humbur tragjikisht jetën.

Nga ajo që dimë deri më tani, djali i tij mbeti po ashtu i bllokuar së bashku me një tjetër person, i cili arriti të merrte në telefon shërbimet e emergjencës. Ata aktualisht ndodhen në spital. Djali i tij është në gjendje shoku, siç mund të kuptohet kjo është një kohë e vështirë. Viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe kohët e fundit ishte bërë gjysh”, tha Stavrakakis.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";