
Emergjencat Civile kanë reaguar në lidhje me tërmetin në Bulqizë. duke bërë një raportim mbi situatën.
Theksohet se 14 banesa kanë pësuar dëmtime si pasojë e tërmetit. Sipas raportit, janë 5 banesa të dëmtuara në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, 3 në njësinë administrative Gjoric, 3 në Shupenzë, 1 në Zerqan dhe 1 në Bulqizë. Emergjencat Civile theksojnë se situata po monitorohet nga afër.
Tërmeti 4.5 ballë në Bulqizë ka shkaktuar panik te banorët, të cilët kanë dalë me vrap jashtë banesave pas lëkundjeve.
Advertisement