Kosova ndau 100,000 euro për Kroacinë, e cila këtë javë u godit nga një tërmet i fuqishëm.

Qeveria e Kosovës njoftoi përmes një komunikate për media se ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarjen e këtyre mjeteve financiare.

“Me këtë vendim, Qeveria e Republikës së Kosovës rreshtohet përkrah shteteve solidare, të cilat po e ndihmojnë Republikën e Kroacisë në sanimin e dëmeve që ka shkaktuar tërmeti”, thuhet në komunikatë.

Së paku shtatë njerëz kanë vdekur nga tërmeti i së martës në Kroaci, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fuqia e tërmetit ka qenë 6.3 shkallë të Richterit, ndërsa epiqendra e tij pranë qytetit Petrinja.

Kryebashkiaku i Petrinjës ka thënë se rreth gjysma e qytetit është shkatërruar dhe se njerëzit janë nxjerrë nga rrënojat. Qeveria e Kroacisë ka shpallur 2 janarin ditë zie.