
Lëkundjet e tërmetit që shoqëruan Lezhën mbrëmjen e kësaj të martë, kanë trembur jo pak qytetarët.
Tërmeti u shënua në orën 22:05 dhe ishte me epiqëndër në detin Adriatik, 12 km në perendim të Lezhës.
Lëkundjet ishin me intensitet 4.2 ballë sipas shkalles richter, por u ndjene shumëpasi epiqëndra ishte vetëm në thellësinë 2 km.
Kjo ka bërë që tërmeti të ndjehej shumë në qytetin e Lezhës dhe zonat përreth.
Advertisement
Qytetarëve iu janë kthyer makthet e 2019. Kjo është arsye përse një pjesë e vogël kanë nxituar të dalin jashtë, me shpresën se gjithcka do të jetë më kaq.