Tërhoqi qenin zvarrë pas makine/ Reagon policia për ngjarjen në Vlorë, ja kush është autori

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërhoqi qenin zvarrë pas makine/ Reagon policia për ngjarjen në Vlorë, ja kush është autori

Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me pamjet e rënda filmike që kanë qarkulluar në rrjet ku tërhiqej zvarrë pas makine një qen.

 

Policia bënë me dije se ka shoqëruar në ambjentet e komisariatit autorin e ngjarjes, 55-vjeç, Shpëtim Hajrulla.

 

Advertisement

Në njoftim bëhet me dije se ndaj këtij shtetasi ka nisur një procedim penal për keqtrajtim të kafshëve gjithashtu është gjobitur 620 mijë lekë të vjetra.

 

Reagim i Komisariatit të Policisë Vlorë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, e filmuar në rrethrrotullimin e Babicës, në bypass-in e Vlorës, ku shfaqet një drejtues automjeti që tërhiqte një kafshë shtëpiake me automjetin e tij, ju sqarojmë se:

Advertisement

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në pamjet filmike, por dhe nga telefonatat e adresuara nga qytetarë të ndryshëm, në sallën operative të DVP Vlorë, u bë identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i shtetasit Sh. H., 55 vjeç, banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Sh. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar nga Policia Rrugore, me masë administrative 62.000 lekë të rinj, në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, për shkeljen e neneve 15, 191, 79 dhe 182.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital 📲, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy