Javën që vjen vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme dhe pak më të freskëta, për shkak të tërheqjes së Anticiklonit Afrikan dhe ai i Azoreve.

Orët me diell nuk do të mungojnë.

Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët si dhe vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites kryesisht në relievet kodrinore – malore të vendit.

Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përjashtim bën dita e premte ku moti pritet të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta deri në mesatare nga orët e mesditës përgjatë relieveve të larta malore. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe me intensitet të ulët.

Era me drejtim kryesor veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era hera –herës fiton shpejtësi 10-14m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-3 ballë.