
Dy shtetas turq janë arrestuar nga Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas pasitentuan të kalojnë kufirin me dokumenta false.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasit: K.K, 21 vjeç dhe S. C., 25 vjeç, të dy banues në Turqi.
Advertisement
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasve K. K. dhe S. C., kanë dyshuar se këta shtetas nuk kishin paraqitur dokumentet e tyre të identifikimit. Gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se dokumentet që ata kishin paraqitur ishin të falsifikuara.