Tentuan të helmonin të penduarin e drejtësisë për procesin e Shullazit/ SPAK mbyll hetimet, çon në gjykim të dyshuarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentuan të helmonin të penduarin e drejtësisë për procesin e Shullazit/ SPAK mbyll hetimet, çon në gjykim të dyshuarit

SPAK ka përfunduar hetimet për Gentian Goskovën dhe Ervis Kosovën, të cilët akuzohen se tentuan të helmonin Luftar Reçin, i penduar i drejtësisë në procesin ndaj Emiljano Shullazit.

 

Shullazi dhe 6 të tjerë akuzohen për vrasjen e Klodjan Saliut dhe Vajdin Lamajt.

 

Advertisement

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.252/4 të vitit 2022.

 

Në përfundim të hetimeve paraprake, janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:

 

Advertisement
  1. Gentian Goskova, i akuzuar se ka kryer veprën penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 312 dhe 25 i Kodit Penal.
  2. Ervis Kosova, i akuzuar se ka kryer veprën penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 312 dhe 25 i Kodit Penal.

 

Hetimi i deritanishëm ka provuar se të pandehurit Gentian Goskova i njohur me pseudonimin (Reqi) dhe i pandehuri Ervis Kosova, në bashkëpunim mes tyre dhe me persona të tjerë, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, në formën e propozimit dhe premtimit të përfitimit të parregullt të dëshmitarit, për të siguruar nga ky i fundit deklarime të rreme (deklarime të marra në funksion të procedimit penal nr.252/2020), duke konsumuar në këtë mënyrë veprat penale të parashikuara nga nenet 312-25 i Kodit Penal.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy