Policia e Tiranës ka arrestuar një 26 vjeçar të shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me burg nga gjykata e Durrësit për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.
Në pranga u vu shtetasi Markelijan Beqiri i cili dyshohet se më datë 09.12.2021, në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. S., i cili mbeti i plagosur. Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi M. B. është larguar nga vendi i ngjarjes.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.