Policia e Pukës ka arrestuar një 39-vjeçar i cili tenoi të përdhunonte një grua.
Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E.U, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase 43 vjeçe.
Advertisement
“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, i shtetasit E. U., 39 vjeç, banues në Pukë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase 43 vjeçe. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë”, njofton policia.