Një 40-vjeçare me iniciale S.K ka tentuar të mbytet duke u hedhur nga ura. Burime nga policia bëjnë me dije se 40-vjeçarja është e divorcuar nga bashkëshorti i saj me të cilin ka 1 fëmijë.

 

Ndërsa ish bashkëshorti ka edhe 2 fëmijë të tjerë nga martesa e parë e tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të tre fëmijët, me vendim gjykate i janë lënë ish bashkëshortit për tu kujdesur.

 

40-vjeçarja punonte në bashki, në sektorin e pastrim gjelbërimit, ndërsa vendimi që fëmijët i kaluan ish burrit të saj, ka bërë që të tentojë të mbytet në liqen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prej kohësh ajo shfaqte probleme të shëndetit mendor, dhe kjo ka qënë arsyeja që gjykata nuk i’a caktoi asaj kujdestarinë e fëmijëve. Fatmirësisht ajo u shpëtua nga forcat e policisë, ndërsa në pyetje po merret edhe ish bashkëshorti i saj.

 

Pogradec/Informacion paraprak

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më datë 05.03.2023, rreth orës 17:45, në lagjen nr.3, nga ura buzë liqenit të Pogradecit, është hedhur në ujë shtetasja S. K., rreth 40 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila falë ndërhyrjes së disa banorëve dhe shërbimeve të Policisë, u nxorr nga uji dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";