63-vjeçari, Ilia Tafaj ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të kultivonte bimë narkotike në fshatin Cakran të Fierit.
Tafaj u vu në pranga pasi 180 forca policore u përfshinë në operacionin ‘Wide’.
Forcat policore ushtruan kontrolle në të gjithë territorin e qarkut Fier duke përfshirë sera, tunele, banesa të braktisura e magazine të ndryshme.
Njoftimi:
Advertisement
Finalizohet operacioni policor i koduar “Wide”.
Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Advertisement
Gjatë ditës së djeshme, në të gjithë territorin e qarkut Fier, u zhvilluan kontrolle masive në kuadër të operacionit antikanabis “Ëide”, gjatë të cilit u angazhuan rreth 180 forca policore të DVP Fier dhe të Komisariateve në varësi të saj, me mbështetje edhe të FNSH Fier.
37 grupet e kontrollit të ngritura në qarkun Fier, kanë ushtruar 1874 kontrolle në sera, tunele, banesa të braktisura, ambiente të mbyllura, magazina të ndryshme etj.
Advertisement
Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Cakran, në banesën e shtetasit I. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 22 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 63 vjeç, banues në Cakran, Fier.
Advertisement
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.