Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, për Nuredin Dumanin.
Mësohet se masa i është komunikuar në spitalin e traumës nga gjyqtarja Flojera Davidhi dhe Prokurori i SPAK, Altin Dumani. Nuredin Dumani ra në prangat e uniformave blu, mbrëmjen e 29 marsit pasi kishte trentuar te kryente nje atentat.
Dyshimi i i policisë është ai i një atentati të dështuar, që Dumani pritej t’i bënte rivalit të tij Talo Çela, i cili i është kundërpërgjigjur sulmit duke qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt makinës tip BMW. Pak orë më vonë ai u gjet në një apartament në Fier, nën shoqërinë e të dashurës se tij nga Kosova dhe 3 mjekëve, që po i mjekonin plagët, të cilët përfunduan po ashtu në prangat e policisë.
Nuredin Dumani, ishte një nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri për 4 vrasje në Durrës, në Mars dhe Prill të vitit 2020, ku viktima mbetën vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia si dhe Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdyli.
Dyshohet se këto krime Dumani i ka kryer në bashkëpunim me Talo Çelën, asokohe partnerë ne në grabitjen e famëkeqe të Rinasit. Perplasjet per parate sollen edhe konfliktit mes tyre, i cili agravoi me vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.
SPAK e akuzon Dumanin për vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj dy ose më shumë personave më shumë se një herë, armëmbajtje pa leje, sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, mashtrim dhe vjedhje të kryer në bashkëpunim.