Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet maqedonase.
Ai ka tentuar të kalojë kufirin në “Shën Naumi” me automjetin “Porsche Panamera”, i cili ka rezultuar se ishte i vjedhur.
Sipas mediave maqedonase, makina ishte e vjedhur në norvegji dhe kishte targa shqiptare.
“Më 24.08.2024 në orën 23:00 në VK Shën Naumi, në hyrje në Maqedoninë e Veriut, L.H (29) nga Shqipëria ka ardhur me automjetin “Porsche Panamera”, me tabela shqiptare dhe pas kontrollit kufitar, është konstatuar se automjeti është i raportuar për i vjedhur”, thuhet në njoftimin e policisë. /vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";