Një punonjës i policisë së burgut të drenovës është arrestuar mesditën e kësaj të diele.
Burime bëjnë me dije se polici E. Gj, është ndaluar gjatë kontrollit pasi ka pasur karikatorin e pistoletës të mbushur, gati për tu futur në ambjentet e brendshme të burgut.
Advertisement
Ngjarja ka ndodhur sot kur në burgun e Drenovës po zhvillohet procesi i votimeve.
Nuk dihet arsyeja përsë ka dashur të fusë karikatorin e pistoletës brenda ambjenteve të burgut. Pritet që rrethanat të zbulohen nga hetimi që do të kryhet për rastin.
Advertisement