Tentoi të dilte nga Shqipëria me drogë me vete, arrestohet 42-vjeçari gjerman

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentoi të dilte nga Shqipëria me drogë me vete, arrestohet 42-vjeçari gjerman

Një 42-vjeçar nga Gjermania është arrestuar në Pikën Kufitare “Tre Urat” pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me lëndë narkotike me vete  (sasi dhe vaj cannabisi).

Lënda narkotike dhe furgoni që drejtonte i arrestuari janë sekuestruar.

Policia njofton se në pranga ra shtetasi gjerman D. J., 42 vjeç.

“Në dalje të vendit, në furgonin që drejtonte 42-vjeçari u gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një sasi vaji cannabisi”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Advertisement

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy