Tentativa për vrasjen e Inez Hajrullës në Vlorë, Balla: Parandalimi i ngjarjeve kriminale, prioritet i policisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentativa për vrasjen e Inez Hajrullës në Vlorë, Balla: Parandalimi i ngjarjeve kriminale, prioritet i policisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një postimin e tij në rrjetet sociale ka reaguar për operacionin e fundit ë policisë së shtetit të udhëhequr nga SPAK që çoi goditjen e grupit prej tre personash që planifikuan vrasjen e Inez Hajrullës në Vlorë.

Balla shkruan  se bashkëpunimi i policisë me SPAK-un është një shembull i shkëlqyer për tu shkuar deri në fund zbardhjes së shumë ngjarjeve kriminale.

Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Arrestimi i një personi në verën e vitit të kaluar në Vlorë, ndërsa përgatitej të kryente një krim të rëndë kundër personit, nga Policia e Shtetit dhe hetimi shumë profesional disa mujor nën drejtimin e një prej prokurorëve të SPAK, ka çuar në identifikimin dhe vendosjen nën akuzë të tre anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal. Ky operacion dhe kjo formë efikase bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe SPAK janë një shembull i shkëlqyer për tu shkuar deri në fund zbardhjes së shumë ngjarjeve kriminale”, shkruan Balla.

Ministri i Brendshëm ka përgëzuar efektivët e Policisë së Shtetit në Tropojë, Fier, Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, Dibër, Shkodër dhe Muriqan, Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe  Drejtorisë për Krimet e Rënda në DPPSH për punën e bërë. Ai thekson se gjatë 24 orëve të fundit janë sekuestruar një arsenal armësh zjarri, municion luftarak, uniforma ushtrake, lëndë narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme./vizionplus.tv

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy