Situata është tensionuar në veri të Kosovës me serbët të cilët nuk pranojnë reciprocitetin me targat e automjeve të vendosura nga Prishtina zyrtare.
Mediat në Kosovë raportojnë se Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok është djegur gjatë natës nga serbët që banojnë aty. Ky veprim i tyre ka ardhur si pasojë e pakënaqësisë ndaj vendimit të qeverisë kosovare për targat e automjeteve që hyjnë nga Serbia.
Po kështu, ka raportime se edhe në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, serbët kanë hedhur granata dore. Por nuk kanë mundur që ta djegin këtë zyrë. Nga ngjarja nuk raportohet që të ketë persona të lënduar.
Ndërkohë Policia e Kosovës ka shkuar në Zubin Potok dhe Zveçan për të vendosur situatën nën kontroll. /
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";