Tensioni i ashpër në Mesdhe, Turqia i bën thirrje Greqisë për bisedime: Duhet të zgjidhet përmes negociatave!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensioni i ashpër në Mesdhe, Turqia i bën thirrje Greqisë për bisedime: Duhet të zgjidhet përmes negociatave!

Turqia i ka përsëritur Greqisë thirrjen e saj për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis dy vendeve në Mesdheun Lindor përmes dialogut dhe ligjit ndërkombëtar.

Duke folur për Anadolu Agency (AA) para takimit me ambasadorin gjerman në Turqi, Jurgen Schulz, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha se beson se problemet midis Turqisë dhe Greqisë “mund dhe duhet të zgjidhen” përmes negociatave.

Duke theksuar se Turqia gjithmonë ka qenë në anën e të drejtës ndërkombëtarë në çështjet në vazhdim në lidhje me rajonet e Mesdheut Lindor dhe Detit Egje, Akar tha se vendi i tij i jep përparësi marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut dhe negociatave.

“Nga njëra anë presim të fillojmë bisedimet mbi eksplorimin dhe nga ana tjetër të fillojnë bisedimet nën masat për besimin dhe ndërtimin e besimit, si dhe bisedimet e de-konfliktit pas takimit midis presidentit tonë (Recep Tayyip Erdoğan) dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg”, tha Akar.

Advertisement

Duke falënderuar Gjermaninë për rolin e saj drejt sigurimit të paqes dhe një zgjidhjeje në Mesdheun Lindor, Akar tha se Gjermania dha kontribute shumë të rëndësishme në këtë proces.

“Unë po ashtu do të thoja se presim që të gjitha palët e treta të vlerësojnë me kujdes problemet midis Turqisë dhe Greqisë”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, Schulz tha se ata presin që tensioni të zgjidhet sa më parë dhe se mënyra më e mirë për këtë do të ishte përmes bisedimeve të ndërsjella.

Mes tensioneve të fundit në rajon, Greqia dhe Qiproja Greke rritën presionin e tyre ndaj anëtarëve të tjerë të Bashkimit Evropian (BE) për të vendosur sanksione kundër Turqisë gjatë samitit të udhëheqësve të BE-së më 11 dhjetor.

Advertisement

Turqia, e cika ka vijën më të gjatë bregdetare kontinentale në Mesdheun Lindor, ka mohuar pretendimet kufitare detare të Greqisë dhe Qipros Greke, si dhe ka theksuar se këto pretendime të tepërta shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe Qipros Turke.

Ankaraja javëve të fundit ka dërguar disa anije të shpimit për të eksploruar burimet e energjisë në Mesdheun Lindor, duke pohuar të drejtat e veta në rajon, si dhe ato të Qipros Turke.

Liderët turk në vazhdimësi kanë theksuar se Ankara është në favor të zgjidhjes së të gjitha problemeve të pazgjidhura në rajon përmes ligjit ndërkombëtar, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut dhe negociatave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy