Kryeministri Edi Rama i është bashkuar apelit të ndërkombëtare për të ndaluar tensionet në veri të Kosovës.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama deklaron se këto tensionë i dërgojnë dy shtetet në një shteg të rrezikshëm.
Kreu i qeverisë shprehet se ato janë të panevojshme në një moment kur bota demokratike ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun Kosovë-Serbi.
“Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.
A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!”, thekson kryeministri.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";