Tensionet në Mesdheun Lindor/ Ministri i Jashtëm turk takohet me homologun e tij grek

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet në Mesdheun Lindor/ Ministri i Jashtëm turk takohet me homologun e tij grek

Ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Greqisë u takuan këtë të enjte për herë të parë që nga mosmarrëveshja mbi kërkimin e energjisë dhe juridiksionin detar në Mesdheun Lindor, njoftoi media shtetërore turke.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu dhe homologu i tij grek Nikos Dendias u takuan në Bratislavë për të diskutuar “çështje dypalëshe dhe rajonale”, tha agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu. Ata diskutuan veçanërisht për tensionet në Mesdhe midis dy anëtarëve të NATO-s.

Më herët gjatë ditës, Çavuşoglu u takua gjithashtu me homologun gjerman Heiko Maas.

The post Tensionet në Mesdheun Lindor/ Ministri i Jashtëm turk takohet me homologun e tij grek appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy