Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s Jens Stoltenberg për situatën në kufij me Kosovën.

Mediat serbe bëjnë të ditur se Vuçiç i ka thënë Sotltenberg se Serbia nuk e ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit ose Rezolutën 1244 në asnjë mënyrë, me asnjë lëvizje të saj dhe as nuk e ka rrezikuar ruajtjen e paqes në asnjë mënyrë.

“Pushtimi i plotë me automjete të blinduara në veri të Kosovës, i cili po kryhet nga Prishtina, ka vazhduar për shtatë ditë dhe të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare heshtin me zë të lartë.

Befas shqetësohen kur shohin helikopterë dhe aeroplanë serbë në territorin e Serbisë qendrore, sepse mendojnë se ata nuk duhet të ekzistojnë, ose nuk duhet të ngrihen derisa Kurti ose dikush nga bashkësia ndërkombëtare të miratojë atë””, ka deklaruar Vuçiç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke folur më tej për bisedën që ka pasur me Stoltenbergun, Vuçiç thotë se e ka pyetur atë se cilën normë apo rregullore ka shkelur Serbia me veprimet e saj.