Qeveria greke ka vendosur të zgjasë afatin e shërbimit ushtarak për shkak të tensioneve me Turqinë. Sipas mediave të ndryshme, duke nisur nga muaji maj i këtij viti, detyrimi ushtarak do të shkojë nga 9 muaj në 12 muaj, duke barazuar shërbimin ushtarak në ushtri me atë në marinë dhe flotë ajrore.

Vendimi pason atë që po quhet si program i modernizimit ushtarak që përfshin përmirësimin e flotës ajrore të F 16 si dhe blerjen e një gjenerate të re të avionëve francezë, Rafale. Po kështu Greqia synon blerjen e fregatave.

Mobilizimi i Greqisë lidhet me faktin se Ankaraja zyrtare ka bërë të qartë se nuk do të heqë dorë nga ato që i quan të drejta në Mesdheun Lindor dhe në Egje, duke shpallur thuajse hapur refuzimin e saj për të vazhduar zbatimin e detyrimeve dhe pasojave që rrjedhin nga Traktati i Lozanës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";