Tensionet Kosovë-Serbi, Varhelyi: Siguroni lirinë e lëvizjes pa vonesë, veprimet e njëanshme s’janë zgjidhje!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet Kosovë-Serbi, Varhelyi: Siguroni lirinë e lëvizjes pa vonesë, veprimet e njëanshme s’janë zgjidhje!

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka reaguar lidhur me tensionet në kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së reciprocitetit për targat nga ana e Kosovës.  

Me anë të një postimi në “Twitter’, Varhelyi iu bën thirrje të dyja palëve që të zvogëlojnë tensionet, duke iu kërkuar që të sigurojnë lirinë e lëvizjes pa vonesë.

“Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të tregojnë përmbajtje dhe të zvogëlojnë tensionet, t’i kthehen dialogut dhe të sigurojnë lirinë e lëvizjes pa vonesë. Veprimet e njëanshme nuk janë kurrë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme, ndaj dhe duhet të tërhiqen”, shkruan komisioneri Varheyli.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy